Prokurori i përgjithshëm amerikan, Jeff Session, duke folur rreth çështjes që ka zemëruar presidentin Donald Trump, ka sulmuar të premten rrjedhjen e informatave në publik dhe ka thënë se administrata po i rishikon politikat e saj për t’i detyruar gazetarët që ti zbulojnë burimet e tyre.
“Një prej gjërave që po bëjmë është t’i rishikojmë politikat tona që i prekin mediat”, ka thënë Sessions para gazetarëve, duke i shpallur përpjekjet e Qeverisë për t’i luftuar ato që i quajti një “numër i tepruar i informatave të dala në publik që e minojnë aftësinë e Qeverisë për ta mbrojtur shtetin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne e respektojmë rolin e rëndësishëm që mediat luajnë dhe do t’ua kthejmë me respekt, por ky respekt nuk është i pakufishëm”, tha ai.
Shkas për shqyrtimin e masës është bërë së fundmi shkrimi i së përditshmes “The Washington Post”, në të cilin u publikuan të dhëna rreth bisedimeve ndërmjet presidentit Trump dhe liderit të Meksikës, si dhe të Australisë.
Nën këtë masë gazetarët detyrohen të dëshmojnë apo të ofrojnë dëshmi që e zbulojnë burimin e raportit që prek interesat shtetërore, ndërsa parasheh ndëshkime në rast të mosrespektimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)