Shtëpia e Bardhë ka thënë të mërkurën se një raport nga televizioni shtetëror iranian që citonte një draft të një kuadri fillestar jozyrtar për një memorandum mirëkuptimi midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara "nuk ishte i vërtetë".
Sipas Shtëpisë së Bardhë, memorandumi i cituar ishte "një trillim i plotë".
Reagimi vjen pasi televizioni shtetëror iranian raportoi të mërkurën se memorandumi i mirëkuptimit që po negociohet midis Iranit dhe SHBA-së do të kërkojë që forcat ushtarake amerikane të tërhiqen nga afërsia e Iranit dhe të heqin bllokadën e porteve iraniane
"Në këmbim, Irani është zotuar të rikthejë numrin e anijeve tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit në nivelet e para luftës brenda një muaji”, thotë raporti.
Trumpi mbledh sot kabinetin e tij mes tensioneve të shtuara me Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të mbledhë kabinetin e tij për një takim të mërkurën,...-
Trumpi thotë se Irani s’është i gatshëm të arrijë “marrëveshjen e duhur”
-
Irani pezullon marrëveshjen me SHBA-në
-
Trump: Bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, por armëpushimi ka marrë fund
-
Miliardat që Irani mund të fitojë nga marrëveshja me SHBA-në
-
SHBA-ja e Irani sinjalizojnë se marrëveshja e paqes është afër