Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtatë të vrarë nga bombardimet izraelite në Gazë

Të paktën shtatë persona janë vrarë nga bombardimet izraelite në afërsi të spitalit në Khan Younis. Qindra palestinezë kanë qëndruar përreth spitalit qëkur ka nisur operacioni tokësor i Izraelit edhe në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka bastisur zona të veçanta në afërsi të spitalit Al Shifa, teksa ka bërë përpjekje që të shmangë lëndimet e civilëve. Izraeli për një kohë të gjatë ka pretenduar se në kompleksin e spitalit fshihen militantët e Hamasit.

Këto pretendime i kanë mohuar Hamasi dhe stafi i spitalit. Të martën, ministria e shëndetësisë ka njoftuar se në luftën mes Izraelit dhe Hamasit janë vrarë 24 mijë e 300 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.