Një veturë që besohet se po transportonte imigrantë që së fundi ishin futur në Greqi, është aksidentuar në autostradë në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur shtatë persona e lënduar pesë tjerë, ka njoftuar policia greke, raporton AP.
Policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur pak para orës 1 të mëngjesit të mërkurën, në periferi të qytetit verilindor Alexandroupolis. Vetura ka kaluar nëpër disa punime në rrugë dhe është përplasur në një bazë betoni.
Autoritetet kanë thënë se të gjithë të vdekurit dhe të lënduarit janë të gjinishë mashkullore. Dy janë lënduar rëndë dhe janë në intensive. Nacionalitetet e tyre nuk janë bërë të ditura menjëherë.
Mijëra imigrantë janë drejtuar në Greqi nga Turqia, shumica duke shpresuar që të arrijnë në vendet me prosperitet në Evropë në veri. Ndonëse shumica arrijnë nëpërmjet ishujve greke, shumë e kalojnë edhe kufirin tokësor në verilindje të Greqisë.
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
15 të vdekur nga përplasja e një anijeje me emigrantë me një anije patrullimi në Greqi
-
Shtatë emigrantë të vdekur pasi varka përplaset në shkëmbinj afër Turqisë
-
Katër të vdekur pasi një veturë me emigrantë aksidentohet në Kroaci
-
Greqi, tre të vdekur pas përplasjes së varkës që transportonte emigrantë