Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtatë të lënduar në një sulm me armë në Jerusalem

Sulm me arme ne Jerusalem

Së paku shtatë persona janë lënduar pasi një person i armatosur ka hapur zjarr në lokacione të ndryshme në Jerusalem, kanë bërë të ditur zyrtarët izraelitë, raporton BBC.

Sulmuesi ka shtënë në një autobus dhe më pas ka hapur zjarr edhe në një park të veturave në afërsi të Murit Perëndimor rreth orës 1:24 me kohë lokale, është bërë të ditur nga zyrtarët e emergjencës.

Policia është në kërkim të dyshuarit, që iku pas sulmeve.

Një zëdhënës i Policisë ka thënë se incidenti po trajtohet si sulm i dyshuar terrorist.

Viktimat, gjashtë burra dhe një grua, janë dërguar në spitalet e Jerusalemit për trajtim. Dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.