Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shri-Lanka arreston kryepolicin që planifikonte vrasjen e presidentit

Nalaka De Silva, zyrtar i lartë i policisë së Shri-Lankës, është arrestuar të premten pas marrjes në pyetje për pesë ditë me radhë për planin e tij për vrasjen e presidentit.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se i arrestuari planifikonte vrasjen e presidentit Maithripala Sirisena, disa zyrtarë të lartë të policisë dhe sekretarin e Mbrojtjes, transmeton Koha Ditore.

Policia ka bërë të ditur se dyshimet janë vërtetuar gjatë marrjes në pyetje të Da Silvas për pesë ditë me radhë.

Ai do të dalë para drejtësisë më 7 nëntor.