Ekipet e ndihmës emergjente shpëtuan një grua e cila kaloi 132 orë nën rrënojat e një ndërtese në Kinën qendrore.
Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi se gruaja u shpëtua gjatë natës dhe se numri i të shpëtuarve u rrit në 10.
Ndërtesa u shemb më 29 prill dhe gruaja e shpëtuar pas 132 orësh ishte e vetëdijshme dhe në gjendje të komunikonte me shpëtimtarët.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë 20 persona të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Nuk dihet fati i 39 personave.
Deri më tani, dhjetë persona janë shpëtuar dhe trupat e pesë viktimave janë nxjerrë.
Edhe
Kinezja shpëtohet nga gërmadhat e ndërtesës gjashtë ditë pas shembjes
Policia arrestoi nëntë persona, përfshirë pronarin e ndërtesës, me dyshimin për shpërfillje të standardeve të ndërtimit dhe rregulloreve të tjera.
Gjithashtu janë arrestuar tre persona të ngarkuar me projektimin dhe ndërtimin dhe pesë të tjerë që dyshohet se kanë dhënë një vlerësim të rremë të sigurisë.