Një udhëtim i rrallë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ndodhur jashtë Kievit. Ai vizitoi trupat në vijën e frontit pranë Kharkivit, qyteti i dytë i Ukrainës, shpërndau çmime dhe dhurata dhe falënderoi ushtarët për shërbimin e tyre.
“Po e rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë. Faleminderit për mbrojtjen e pavarësisë së Ukrainës. Kujdesuni”, ka thënë ai, shkruan BBC.
Vizita ishte një demonstrim i suksesit të vendit në largimin e forcave ruse nga qyteti. Dhe ndoshta kishte për qëllim të rriste moralin teksa Ukraina përpiqet të frenojë një ofensivë masive ruse në zonën e Donbasit në lindje.
Një sulm që po shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha.
Disa orë pasi presidenti u largua, shpërthime të forta u raportuan në Kharkiv. Një mesazh se kërcënimi i forcave pushtuese atje mund të jetë ulur, por nuk është zhdukur plotësisht.
-
Zelensky viziton ushtarët ukrainas në Kharkiv
-
Rusia sulmon një spital të Ukrainës pak ditë para një takimi Trump-Zelensky
-
Zelensky: Rusia s’duhet të shpërblehet për luftën në Ukrainë
-
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin
-
Zelensky del me videomesazh: Të vazhdojmë presionin ndaj Rusisë