Një ushtar japonez mbeti i vrarë pas shpërthimit të një vullkani, që shkaktoi ortekë të cilët u rrëkëllyen në një zonë të gjerë kilometrike.
Shërbimet e shpëtimit bëjnë me dije se së paku 11 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike, transmeton Shekulli raportimin e medieve të atjeshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo6 nga të plagosurit janë anëtarë të Forcave Tokësore të Mbrojtjes, bën me dije Ministri i Mbrojtjes Itsunori Onodera.
Ai shton se një operacion shpëtimi dhe evakuimi u ndërmor për të gjithë të plagosurit, por njëri prej tyre e humbi betejën me vdekjen.
Përpos të dhënave zyrtare, rrjeti televiziv japonez NHK flet për 17 persona të plagosur, shumica e të cilëve janë goditur nga ortekët e krijuar si pasojë e shpërthimit vullkanik.
Një tjetër dëshmitar bëri me dije se evakuimi zgjati për afro 30 minuta, duke rrëfyer skenën e ngjarjes, ku shtëllunga tymi dilnin nga maja e malit.
Vullkani shpërtheu mëngjesin e sotëm në malin Kusatsu-Shirane, që ndodhet 2160 metra mbi nivelin e detit, bëri me dije Agjencia Meterologjike e Japonisë.
{gallery}