Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni

Shpërthimi i një vullkani në ishullin e madh Kyushu, në perëndim të Japonisë, detyroi evakuimin e 100 personave, shkruan NHK News.

Vullkani Sakurajima filloi të shpërthejë mëngjesin e së dielës rreth orës 11:00, njoftoi stacioni japonez i motit.

Fillimisht pati informacione për shkëmbinjtë vullkanikë që binin në një distancë prej 2.5 km nga vullkani. Niveli i alarmit për shpërthim është ngritur në pesë, më i larti, ndërsa disa zona këshillohen të evakuohen.

Sakurajima është një nga vullkanet më aktivë të Japonisë dhe shpërthime të niveleve të ndryshme ndodhin rregullisht.