Një zjarr ka shpërthyer në qendër të Milanos, ndërsa raportohet për të paktën një të lënduar, njofton agjencia “ANSA”.
Mësohet se zjarri ka shpërthyer në një furgon të parkuar në rrugë. Besohet se shkaktar ishin bocat e oksigjenit që gjendeshin në furgon apo në veturat tjera të parkuara, është thënë nga Policia.
Zjarri ka përfshirë pesë vetura të parkuara dhe po ashtu janë evakuuar banorët në një ndërtesë dhe fëmijët nga një çerdhe.
Mësohet se një i lënduar ka marrë djegie në duar.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit, dyshohet për disa të vdekur
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë