Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 32 janë lënduar pas një shpërthimi në një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes në qytetin afgan të Kandaharit.
Mediat lokale po raportojnë se shpërthimi ndodhi në xhaminë “Iman Bargah” dhe se një numër njerëzish janë vrarë.
Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë, por dyshohet për një sulm vetëvrasës.
Të premten e kaluar, një sulm vetëvrasës ndaj një xhamie gjatë lutjeve të së Premtes në qytetin verior të Kunduzit vrau të paktën 50 njerëz. Ishte sulmi më vdekjeprurës që kur forcat amerikane u larguan në fund të gushtit.
Artikuj të ngjashëm