Policia britanike ka bastisur disa shtëpi në rrugën “Quantock” në Manchester, pasi banorët kanë raportuar se është dëgjuar një shpërthim.
Policia britanike gjatë kësaj kohe ishte në zonën Moss Side, pjesë të cilën e kanë evakuuar gjatë ditës së djeshme pasi në një shtëpi dyshohej për një mjet shpërthyes të kontrolluar, e me ç’rast dy persona janë arrestuar, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.
Pas kësaj është arrestuar një 25 vjeçar në Trafford, një qytet i vogël në Manchester, pas shpërthimit në "Quantock".
Policia bashkë me qen të stërvitur kanë shkuar në vendin e ngjarjes me ç’rast e kanë evakuuar lagjen.
Në sulmin në Manchester, mbetën të vdekur 22 persona e mbi 100 tjerë të lënduar.
Edhe
Dy të vdekur dhe tre të tjerë në gjendje të rëndë nga sulmi në Manchester
Kryeministrja britanike Theresa May gjatë ditës së djeshme ka thënë se organet kompetente e kanë ulur nivelin e kërcënimit nga “kritik” në të “rëndë”.
Gjithashtu zyrtarë të inteligjencës kanë identifikuar 23,000 ekstremistë xhihadist që aktualisht jetojnë në Britaninë e Madhe.