Një shpërthim në një fabrikë raketash dhe eksplozivash në Turqi ka shkaktuar shembjen e një ndërtese të shtunën, duke vrarë të pesë punëtorët brenda, tha një zyrtar.
Shpërthimi ndodhi në kompleksin e Korporatës shtetërore të Industrisë Mekanike dhe Kimike, në periferi të kryeqytetit, Ankara, tha guvernatori Vasip Sahin.
Sahin tha se shpërthimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një reaksion kimik gjatë prodhimit të dinamitit. Prokurorët kanë nisur një hetim zyrtar, tha ai.
Tymi gri u pa që ngrihej nga kompleksi ndërsa ambulancat dhe kamionët e zjarrfikësve nxituan në zonë, raportoi AP.
Xhamat e dyqaneve dhe shtëpive në zonat përreth u thyen nga forca e shpërthimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpërthim në fabrikën e municioneve në Turqi, 12 të vdekur
-
10 të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë ruse të armëve
-
Disa të vdekur pas shpërthimit në fabrikën e municioneve në Tennessee
-
Shkon në 25 numri i të vdekurve nga shpërthimi i fabrikës në Rusi
-
Zjarr në një fabrikë ruse, të paktën 11 të vdekur dhe rreth 130 të lënduar