Mbi pesë mijë persona janë evakuuar në zona të sigurta pas shpërthimit të vullkanit Ulawun në provincën Nju-Uest Birtain në Guinenë e Re Papua.
“Vullkani Ulawun, që bën pjesë në Arkipelagun Bismark ka filluar të nxjerrë llavë që nga orët e mëngjesit të djeshëm”, raportoi “Radio New Zealand”.
Shtresa e tymit është shpërndarë në një diametër prej disa kilometrash, ndërsa pesë mijë personat janë evakuuar nga zonat të cilat janë prekur nga hiri vullkanik.
Sipas Qendrës Studimore Gjeologjike të Guinesë së Re Papua, Ulawun konsiderohet si vullkani më i lartë dhe me rrezikun më të madh në vend.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen banorët dhe turistët
-
Vullkani në malin Ibu të Indonezisë shpërthen përsëri
-
Alarm për cunami pas shpërthimit të vullkanit “Unaza e Zjarrit” në Indonezi
-
Indonezia në rrezik nga cunami pas disa shpërthimeve vullkanike
-
Shpërthen për herë të tretë vullkani në Islandën jugperëndimore