Dy persona të dyshuar për kultivim të kanabisit u arrestuan këtë javë në një apartament në Bruksel dhe gjetën më shumë se vetëm kanabis: merimanga, akrepa.
Prokurorët kanë thënë se policia bëri zbulim të pazakontë pasi iu tha se një aromë e fortë kanabisi po vinte nga ndërtesa.
Policia shkoi atje dhe kontrolloi apartamentin ku një baba me të birin u arrestuan, raporton AP. Bashkë me 37 rrënjë kanabisi dhe 228 gramë marihuanë që sekuestruan, policia gjeti 53 merimanga, një piton, tre akrepa, katër breshka dhe 16 brumbuj.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani, policia gjeti një plantacion kanabisi
-
Arrestohet në Prishtinë një person që po kultivonte kanabis
-
Aktakuzë për kultivim të kanabisit e armëmbajtje pa leje në Prizren
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Bastisen disa lokacione në Prizren për kultivim të bimëve narkotike, dy të arrestuar