Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 90 numri i të vdekurve nga tërmeti në Meksikë

Ministria e brendshme e Meksikës ka njoftuar se numri i personave të vrarë nga tërmeti në rajonet jugore të këtij vendi ka arritur në 90 vetë.

Ekspertët e sizmologjisë thanë se tërmeti i para katër ditëve e kishte epiqendrën nën Oqeanin Paqësor dhe ishte me intensitet 8.1 shkallë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri tash, shumë njerëz nga territoret e prekura nga tërmeti, po vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiellin e hapur, meqë frikësohen se më tepër ndërtesa mund të shkatërrohen, për shkak të disa dridhjeve më të vogla të tokës.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se i ka regjistruar afro 60 dridhje pas tërmetit madhor, që ishin me intensitet prej 4.5 shkallë ose më tepër.