Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 15 numri i të vdekurve nga tërmeti në Meksikë

Të paktën 15 veta kanë humbur jetën nga tërmeti i frikshëm në Meksikë. Tërmeti është konsideruar nga presidenti i Meksikës si më i forti i këtij shekulli.

Tërmeti i regjistruar në shtetin e Meksikës ishte me magnitudë 8.2 ballë dhe goditi në Paqësor, rreth 87km (54 milje) në jug-perëndim të Pijijiapan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tërmeti, i cili goditi në orën 23:50 lokale të enjten, u ndje në Mexico City, ku ndërtesat lëkundeshin dhe njerëzit që vraponin nëpër rrugë. Dridhjet janë raportuar të kenë zgjatur deri në një minutë.

Presidenti Peña Nieto tha se rreth 50 milionë meksikanë kanë ndjerë dridhjet dhe se numri i të vdekurve mund të shtohet.