Zyrtarët meksikanë kanë thënë se së paku pesë persona kanë humbur jetën në një tërmet të fuqishëm që ka goditur vendin.
Tërmeti me magnitudë prej 8.1 ka goditur pranë brigjeve në Oqeanin Paqësor dhe ka shkatërruar ndërtesa, duke formuar edhe cunami të vogël, raporton Qendra Gjeologjike e SHBA-së.
Qendra për paralajmërimin e cunameve ka raportuar se tërmeti ka bërë që valët të arrijnë deri në 0.7 metra në Meksikë. Sipas saj, valë të cunamit u formuan për tre orë në brigjet e Paqësorit të disa vendeve të Amerikës qendrore.
Tërmeti kishte epiqendrën në kryeqytetin meksikan, Meksiko, pas të cilit banorët janë zhvendosur nga ndërtesat e tyre.
Tërmeti është regjistruar edhe në Guatemala.