Një tërmet i fortë goditi Meksikën të hënën, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, përcjell Bloomberg.
Sipas njoftimit, fuqia e tërmetit ishte me magnitudë 7.4 ballë dhe epiqendra ishte në bregun e Paqësorit.
“Tërmeti u regjistrua 46 kilometra në juglindje të qytetit të La Placita de Morelos në shtetin e Michoacan dhe se epiqendra ishte në një thellësi prej 10 km”, thuhet në njoftim.
Është lëshuar edhe një paralajmërim për cunami.