Numri total i viktimave nga sulmi me bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, është rritur në 85, duke e bërë këtë një prej sulmeve më vdekjeprurëse në vend që kur militantët islamikë nisën kryengritjen më 2007, raporton Reuters.
Policia ka thënë se një kamion bombë shpërtheu të shtunën jashtë një hoteli në rrugën K5 ku gjenden zyra qeveritare, restorante e kioske, duke rrënuar ndërtesa e duke u vënë flakën shumë veturave, transmeton Koha.net.
Dy orë më vonë, një shpërthim ndodhi edhe në rajonin e Medinës.
Grupi ekstremist nga Somalia, al-Shabat se fundmi kanë ndërmarrë disa sulme në Somalinë jugore dhe qendrore, ndërsa për sulmin e fundit askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Artikuj të ngjashëm
-
5 të vrarë pas një sulmi me bombë jashtë një restoranti në Somali
-
Mbi 100 të vdekur nga dy sulmet në kryeqendër të Somalisë të shtunën
-
Dy sulme në kryeqytetin e Somalisë, mendohet për dhjetëra të vdekur
-
Shkon në 20 numri i të vdekurve në sulmin në një hotel në Somali
-
Tetë të vdekur nga sulmi i xhihadistëve në Somali