Ka shkuar në 73 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Indonezinë të premten, ka bërë të ditur Agjencia për zbutjen e katastrofave të Indonezisë.
Më shumë se 820 njerëz kanë mbetur të lënduar dhe rreth 28 mijë janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi tërmeti prej 6,2 shkallë të Rihterit goditi provincën e Sulawesit, shkruan Reuters.
Policia dhe forcat ushtarake janë vënë në lëvizje për të parandaluar plaçkitjet në shumë pjesë të rajonit ku ka ndodhur tërmeti.
Sipas autoriteteve vendore, një tërmet i ri në këtë pjesë të Indonezisë do të shkaktonte edhe cunami.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkon në mbi 260 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi
-
Tërmet në Indonezi, 36 të vdekur e qindra të lënduar
-
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine
-
Tre të vdekur e dhjetëra të lënduar nga shembja e një shkolle në Indonezi
-
10 të vdekur në Indonezi nga shpërthimi i vullkanit