Botë

Shkon në 70 numri i të vdekurve nga operacioni në Gazën qendrore

Familjet palestineze duke u larguar nga kampi / Foto: EPA

Familjet palestineze duke u larguar nga kampi

Numri i të vdekurve nga operacioni ushtarak izraelit në Gazën qendrore ka shkuar në 70, ka bërë të ditur organizata bamirëse “Medecins Sans Frontieres”, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Përveç viktimave, edhe 300 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, të cilët janë dërguar në një spital në Deir al-Balah që nga e marta. 

Operacioni tokësor kundër Hamasit, sipas ushtrisë izraelite ka filluar në kampin e refugjatëve Bureij dhe në lindje të qytetit të Deir al-Balahut në Rripin e Gazës. 

“Trupat e mbështetur nga sulmet ajrore po synonin terroristët dhe infrastrukturën terroriste mbi dhe nën tokë”, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një deklaratë.

Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh tha të mërkurën se grupi do të merret "seriozisht dhe pozitivisht" me një propozim të bazuar në përfundimin e luftës dhe një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza.

Kryeministri i Izraelit ka këmbëngulur se nuk do të pajtohet me armëpushim të përhershëm përpara se Hamasi të mposhtet dhe pengjet që mban të lirohen. Dhe të mërkurën, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant deklaroi se "të gjitha negociatat me Hamasin do të zhvillohen nën zjarr".

Lexo përditësimet tjera
Izrael

44 të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gazën qendrore

Izraeli ka njoftuar fushatë të re ushtarake kundër Hamasit në Gazën qendrore, ku mjekët palestinezë thanë...