E përditësuar 14:57- Shkon në 38 numri i të vrarëve në Gaza
Ka shkuar në 37 numri i palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite, pranë kufirit të Gazës më 14 maj, në ditën kur Shtetet e Bashkuara pritet të hapin ambasadën amerikane në Jerusalem.
Lëvizja islamike Hamas, që udhëheq në Gaza prej vitit 2007, ka udhëhequr protesta masive për më shumë se gjashtë javë.
Mbi 50 persona janë vrarë që prej nisjes së protestave.
14:10 - 28 palestinezë të vrarë në Gazë, qindra të plagosur
Edhe
58 palestinezë të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gazë
Reuters njofton se numri i të vrarëve ka shkuar në 28.
“28 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite përgjatë kufirit me Gazën”, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësor.
13:38 - 16 palestinezë të vrarë në Gazë, qindra të plagosur
Ushtria izraelite ka vrarë 16 e ka plagosur disa qindra palestinezë gjatë protestave që u mbajtën në kufirin ndërmjet Gazës e Izraelit në prag të hapjes së Ambasadës amerikane në Jerusalem, transmeton Koha.net.
Shënimet për vrasjen dhe plagosjen i përcjell agjencia Reuters duke u thirrur në përfaqësues të organizatave shëndetësore.
Edhe
Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës
Forcat izraelite kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj mijëra palestinezëve që kishin shkuar për të marrë pjesë në demonstrata.
Hapja e Ambasadës amerikane po ndodh në kohën kur palestinezët shënojnë 70 vjetorin e pushtimit.
Të gjitha fraksionet palestineze në Gazë kishin përkrahur ftesën për marshin milionësh të kthimit dhe kishin paralajmëruar se do të kaloheshin rrethojat e kufirit.
Izraeli më parë ua kishte tërhequr vërejtjen palestinezëve se do ta rrezikonin jetën po t’i afroheshin kufirit.
Edhe
Mbi 80 të vrarë në Gazë teksa ofensiva izraelite vazhdon të zgjerohet
Protesta mbahet në prag të shënimit të “Nakba” ose “katastrofës”, me të cilën shënohet dita kur është themeluar Izraeli më 15 maj 1948 e kur nga fshatrat e tyre qenë dëbuar qindra mijëra palestinezë.
Ambasada e SHBA-së në Jerusalem hapet nesër.