Ka shkuar në 37,801,526 raste të konfirmuara me Covid-19 në botë që nga fillimi i pandemisë.
Rritja e infeksioneve të reja krahasuar me dje është 326.201, ndërsa vdekjet arritën në një total prej 1.080.680, ku 3.922 humbën jetën në 24 orët e fundit.
Vendet me numrin më të lartë të infeksioneve të konfirmuara janë Shtetet e Bashkuara, 7.8 milionë, India, 7.1 milionë, Brazili, 5.1 milionë, Rusia, 1.3 milionë, Kolumbia, 919 mijë, Argjentina, 903 mijë, Spanja, 888 mijë, Peruja, 851 mijë, Meksika, 821 mijë dhe Franca 776 mijë.
OBSH ka ngritur alarmin në lidhje me rritjen e rasteve të reja me koronavirus, ndërsa shumë vende kanë shtrënguar masat anti-Covid.
Megjithatë, qindra shkencëtarë, e madje edhe OBSH, janë shprehur kundër një bllokimi tjetër total, pasi, sipas tyre do të sillte probleme për njerëzit.
-
Që nga fillimi i pandemisë, 289.7 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19
-
Mbi 170 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën
-
Numri i rasteve me COVID-19 në botë arrin mbi 153 milionë
-
Shkon në mbi 75 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë
-
Shtohet numri i të infektuarve me COVID-19 në botë, shkon në 38 milionë e 724 mijë raste