Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 20 numri i të vdekurve nga kokaina e helmuar në Argjentinë

20 persona kanë vdekur në Argjentinë dhe 74 të tjerë janë sëmurë pasi kokaina që e kishin konsumuar ishte e helmuar.

Autoritetet e vendit latino-amerikan janë duke e hetuar rastin duke kërkuar përbërësit se me çka ishte përzier droga.

Menjëherë janë vënë në dispozicion laboratorët për ta zbardhur ndotjen e kokainës vdekjeprurëse.

Në Argjentinë mbajtja dhe konsumi i kokainës nuk është vepër e jashtëligjshme, por e njëjta nuk vlen edhe për transportimin dhe shitjen e drogës.

Është kërkuar nga qytetarët që kanë blerë drogë gjatë 24 orëve të fundit të mos e konsumojnë atë, shkak i rrezikut të paraqitur.