Numri i personave të vdekur si pasojë e një seri zjarresh që kanë prekur veriun e Kalifornisë, është rritur në 17 , njoftuan dje autoritetet, duke shtuar se shumë persona të tjerë kanë mbetur ende të pagjetur.
Më shumë se 100 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së zjarrit.
Shefi i departamentit të zjarrëfikësve në Kaliforni, Ken Pimlott tha sot se në rajonin e njohur për prodhimin e verës, janë 15 zjarre aktive dhe janë shkatërruar më shumë se 2 000 ndërtesa, transmeton Syri.
Autoritetet kanë marrë masa për ndalimin e qarkullimit në qytetin e Santa Rosa, si një nga zonat më të prekura nga zjarret, për të parandaluar grabitjet.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se qeveria federale do të jetë pranë qytetarëve të Kalifornisë.
Edhe
56 viktima nga zjarret në Kaliforni, 130 të zhdukur
“Ata po kalojnë shumë vështirësi”, tha ai dje në mbrëmje, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë .
Ditën e sotme janë parashikuar erëra të forta, të cilat mund të aktivizojnë zjarret.
