Shkolla e famshme e arteve në Glasgow të Skotlandës, është përfshirë nga një zjarr i madh, katër vite pas shkatërrimit të një pjese të saj nga zjarri.
Zjarri përfshiu ndërtesën e Mackintosh rreth orës 23 e 20 të premten. Zjarri u përhap edhe në ndërtesa të tjera publike duke u shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Nuk ka raportime rreth të lënduarve, theksojnë zjarrfikësit.
Përpjekjet për të ndaluar zjarrin pritet të zgjasin edhe më shumë, deklaroi zëvendësdrejtori i ekipit të zjarrfikësve, Iain Bushell.
Më shumë se 120 zjarrfikës u dërguan në vendin e ngjarjes ku u përballën me një sfidë mjaft të madhe, shtoi ai.