Mijëra vepra arti janë shkatërruar në një zjarr që ka përfshirë galerinë kryesore të arteve në Abkhazia, një goditje për trashëgiminë kulturore të rajonit separatist të Gjeorgjisë.
Nuk dihet shkaku i zjarrit që përfshiu galerinë.
Në të ishin 4,000 vepra arti dhe shumica prej tyre ruheshin në kushte të këqija, të pambrojtura dhe të grumbulluara në dhoma të vogla, raportoi AP.
Galeria mbante shumë nga puna e Alexander Chachba-Shervashidze, i njohur për dizajnet e tij të operave dhe shfaqjeve në Teatrin Mariinsky në Rusi dhe vende të tjera.
Abkhazia u fut nën kontrollin e separatistëve në vitin 1993 pas luftimeve intensive. Gjeorgjia mbajti një pjesë të vogël të brendësisë së Abkhazias deri në luftën Rusi-Gjeorgji më 2008. Rusia tani ka të stacionuara mijëra trupa atje dhe e njeh si shtet të pavarur. Nicaragua, Nauru, Venezuela dhe Siria po ashtu e njohin pavarësinë e saj, por shtetet e tjera e konsiderojnë pjesë të Gjeorgjisë.
-
Nëntë të vrarë nga një sulm rus në Ukrainë, përfshihet në flakë një katedrale historike në Kiev
-
Artistët gjeorgjianë në ballë të luftës për liri krijuese
-
Zyrtarët rusë përgjegjës për grabitjen e muzeve të Ukrainës
-
SHBA-ja sanksionon ish-kryeministrin e Gjeorgjisë për “minimin e demokracisë”
-
Dilemat për rindërtimin e monumenteve të shkatërruara të Sirisë