Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkencëtarët synojnë ta rikthejnë Tigrin e Tazmanisë

Hulumtuesit në Australi dhe SHBA kanë nisur një projekt multimilionë dollarësh për të rikthyer tigrin e Tazmanisë që konsiderohet se është zhdukur, raporton BBC.

Tigri i fundit i Tazmanisë, i njohur si Thylacine, kishte ngordhur në vitet 1930-ta.

Ekipi prapa projektit thotë se mund të rikrijohet tigri i Tazmanisë duke përdorur qelizat staminale dhe po ashtu teknologjitë për editimin e gjeneve. Dhe thuhet se tigri i parë i Tazmanisë mund të rikthehet pas 10 vjetëve.

Ekspertët tjerë janë skeptikë.

Grupi i ekspertëve australianë e amerikanë planifikojnë të marrin qelizat staminale nga speciet me ADN të ngjashme, dhe të përdorin teknologjitë e editimit të gjeneve për t’i rikthyer speciet e zhdukura, apo të krijohet së paku një lloj i përafërt.