Në shishet e antifrizit të pasura me lëndë ushqyese – mostrat ruhen në minus 196 gradë Celsius. Në këtë ftohtësi ndalojnë të gjitha proceset kimike në qeliza. Qëllimi është që në të ardhmen – pas disa dekadave, ndoshta edhe shekujve, këto kafshë të mund të ringjallen. Ky është një hap në rast të zhdukjes së tyre.
“Ai nuk është më”, thotë veterinarja e kopshtit zoologjik të Chesterit, Gabby Drake, teksa mban një stetoskop në gjoksin e papagallit tropikal që ka mbushi 28 vjet.
Është shpend llafazan – banori më i vjetër i kopshtit dhe i listuar si specie në zhdukje nga Unioni për Ruajtjen e Natyrës.
Është e trishtueshme të shohësh këtë shpend të mrekullueshëm teksa vihet në gjumë. Këmbët e tij të vogla janë gërvishtur nga artriti tashmë shumë i rëndë për t’u trajtuar nga veterinarët.
Mirëpo nuk është fundi i kodit gjenetik që gjendet në qelizat e tij. Pjesë të vogla të trupit të tij janë bërë bashkë me mostrat e 100 specieve të tjera. Këto specie do të ngrihen – ruhen për kohë të pacaktuar – në biobankën më të madhe të indeve të gjalla në Britani të Madhe, “Nature’s Safe”.
Në shishet e antifrizit të pasura me lëndë ushqyese – mostrat ruhen në minus 196 gradë Celsius. Në këtë ftohtësi ndalojnë të gjitha proceset kimike në qeliza. Qëllimi është që në të ardhmen – pas disa dekadave, ndoshta edhe shekujve, këto kafshë të mund të ringjallen. Ky është një hap në rast të zhdukjes së tyre.
Jeta nis përsëri
Konservuesit thonë se njerëzimi po humb speciet e kafshëve më shpejt se kurrë. Në krizën e biodiversitetit, që, sipas OKB-së, kërcënon ekzistencën e miliona specie të bimëve dhe kafshëve, disa shkencëtarë janë angazhuar që gjithçka ta vendosin në frigorifer me qëllim që të shfrytëzohen në të ardhmen.
“Nuk do ta ndalë zhdukjen, mirëpo do të na ndihmojë kundër saj”, thotë Tullis Matson, themelues i biobankës “Nature’s Safe”.
Tullis është entuziast shtatgjatë për misionin e tij – ruajtjen e indeve të gjalla të kafshëve të egra.
“Këtu nis përsëri jeta”, thotë ai, duke treguar pamjen e shishes me qeliza nga lëkura e gatopardit.
Monitori është i mbushur me qeliza të dendura të lëkurës – blloqet ndërtuese të trupit. “Kjo kafshë ngordhi në vitin 2019”, thotë Tullis. “Ne i zgjuam qelizat ditë më parë dhe ju mund të shihni se si janë shumuar”.
Qelizat e lëkurës janë të mira në synimin e shkencëtarëve, sidomos lloji i qelizave të indit lidhor të quajtur fibroblast. Janë thelbësore për shërimin dhe riparimin dhe pasi të hiqen nga frigoriferi dhe të ngrohen në temperaturën e trupit – do të ndahen dhe shumohen në një pjatë.
Një prej planeve të së ardhmes është që këto qeliza të ndihmojnë në klonimin e kafshëve të reja, duke përdorur ADN-në e shkrirë.
Klonimi i kafshëve nuk është diçka e re. Ishte viti 1996 kur shkencëtarët në Skoci klonuan delen Dolly – kur shkrin qelizën nga një tjetër dele. Është teknologji riprodhuese e lindur për kafshët shtëpiake, por tani po shfrytëzohet për ruajtjen e gjithë kafshëve.
Kompania amerikane e bioteknologjisë “Revive and Restore”, së fundmi, ka prodhuar klonin duke përdorur qelizat e lëkurës së nuselalës, e cila kishte ngordhur para disa dekadash. Vezët e saj ishin ngrirë në vitin 1988. Nuselala e klonuar lindi në dhjetorin e vitit 2020.
Shkencëtarët e kompanisë përdorën procedurën e njëjtë të klonimit të kalit Przewalski – specie në zhdukje që kushton 60 mijë dollarë. Kloni me emrin Kurt tani jeton në kopshtin zoologjik të San Diegos.
“Në fakt ishte më lirë për kopshtin që ta klononte kalin – për të sjellë më shumë diversitet gjenetik në popullsinë amerikane të këtyre specieve - sesa ta blinte në Evropë”, ka thënë shkencëtari Ben Novak.
Cilat specie duhet të ngrihen?
Diversiteti gjenetik është i rëndësishëm. Teksa po tkurret popullsia e specieve në rrezik, mund të çojë te marrëdhëniet seksuale të së njëjtës vijë të gjakut. Te gjitarët, pasardhësit kanë diçka gjenetike nga prindërit biologjikë. Nëse këta prindër janë të lidhur, çdo sëmundje gjenetike që kanë ata do të kishin shumë gjasa të transmetoheshin.
“Konservuesit po luftojnë që të ruajnë speciet, por nuk kemi qenë në gjendje të ruajmë gjithçka – shkatërrimi po vazhdon”, thotë Novak.
“Hapat përpara dhe ruajtja e gjërave në frigorifer na jep mundësi që në të ardhmen të bëjmë kthimin e tyre”, shton shkencëtari. “Nëse nuk e bëjmë këtë, do të pendohemi më vonë”,
Mund të jetë rreziku se biobankat të përçojnë mesazhin se ne nuk kemi nevojë të shqetësohemi për ruajtjen e specieve tani sepse mund t’i ngrijmë më vonë”, thotë profesori Bill Sutherland, biolog i konservimit në Universitetin e Cambridge.
“Dhe ekziston problemi i planit se çfarë të ruhet”, thotë ai. “Do të jetë e mrekullueshme të marrim indet nga 20 leopardët e borës nga 20 lokacione të ndryshme, mirëpo kjo do të jetë shumë e vështirë”.
Në vend të kësaj, “Nature’s Safe” po punon ngushtë me kopshtet zoologjike të Evropës – sidomos me atë të Chesterit në Britani.
Kurdo që një kafshë duhet të vihet në gjumë apo ngordh papritur, veterinarët ruajnë indet e tyre.
“Është si rreze drite”, thotë Tullis. “Çdo kafshë që ngordh ofron një pikë shprese për të ardhmen e këtyre specieve sepse mund t’i ngrijmë gjenetikisht”.
Shefja e Departamentit të shkencës në Chester Zoo, Sue Wallker, thotë se qëllimi është që të ruhet sa më shumë material gjenetik që është i mundur. “Nëse nuk e bëjmë kur kafshët ngordhin, i kemi humbur përgjithmonë”.