Shkencëtarët në Australi kanë treguar se si sistemi i imunitetit e lufton virusin COVID-19.
Hulumtimi i tyre, i botuar të martën në revistën shkencore, “Nature Medicine”, ka treguar se njerëzit po rimarrin veten nga virusi i ri, sikurse e marrin edhe prej gripit të zakonshëm, raporton Koha.
Duke përcaktuar se cilat qeliza imunitare po shfaqen, ndihmohet edhe për zhvillimin e vaksinës për luftimin e koronavirusit, kanë thënë ekspertët.
Botërisht, autoritetet kanë konfirmuar se më shumë se 180 mijë raste të koronavirusit janë konfirmuar. Deri tani është raportuar për më shumë se 7.000 raste të vdekjes.
“Zbulimi është i rëndësishëm sepse është hera e parë që ne po e kuptojmë përnjëmend se si lufton sistemi ynë i imunitetit koronavirusin”, ka thënë bashkautorja e studimit, profesoresha Katherine Kedzierska.
Edhe
Njerëzit po shërohen nga koronavirusi, thonë shkencëtarët australianë
Hulumtimi i kryer nga shkencëtarët e Institutit Peter Doherty të Melburnit për Infeksion dhe Imunitet është lavdëruar nga ekspertët. Madje njëri prej tyre e ka quajtur një zhvillim të rëndësishëm.
Çka është zbuluar?
Shumë njerëz kanë rimarrë veten nga Covid-19, çka do të thotë tashmë se sistemi i imunitetit mund ta luftojë suksesshëm virusin.
Por për herë të parë, hulumtimi ka identifikuar katër lloje të qelizave imunitare që kanë luftuar Covid-19.
Ato janë vërejtur duke gjurmuar një pacient, i cili kishte rast mesatar të virusit dhe që më parë nuk kishte probleme shëndetësore.
47-vjeçarja nga Wuhani i Kinës, ishte lajmëruar në një spital në Australi. Ajo kishte marrë veten brenda katërmbëdhjetë ditësh.
Profesoresha Kedzierska ka thënë për BBC-në se ekipi i saj kishte ekzaminuar “krejt frymëmarrjen e reagimit të imunitetit” te kjo paciente.
Tri ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, qeliza specifike ishin vërejtur në qarkullimin e saj të gjakut. Në mesin e pacientëve me grip, këto qeliza shfaqen gjatë po të njëjtës kohë para rimarrjes së vetes, ka shtuar profesoresha Kedzierska.
Edhe
Shkencëtarët zbulojnë mënyrën për ta “rinovuar” përkohësisht sistemin imunitar
“Ishim të mahnitur me rezultatet – dhe me faktin se ne mund të kapim aktualisht momentin e ngjalljes së qelizave imunitare në pacientin e infektuar para përmirësimit”, ka deklaruar ajo për BBC.
Ajo ka thënë gjithashtu se një mori shkencëtarësh kanë punuar për javë ë tëra para se të dilnin me rezultatet e kësaj analize.
Si ndihmon kjo?
Të identifikuarit se kur qelizat e imunitetit mund të aktivizohen mund të ndihmojë në “parashikimin e kursit të virusit”, ka deklaruar profesori Bruce Thompson, dekan i shkencave shëndetësore në Universitetin e Teknologjisë në Swinburne.
“Kur e dini se kur zhvillohen reagime të ndryshme, mund të parashikoni ku jeni në fazën e rimarrjes së vetes nga virusi”, ka deklaruar profesori Thompson për BBC.
Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, ka thënë se arritja shkencore ndihmon edhe “përshpejtimin” e gjetjes së vaksinës dhe trajtimeve të mundshme për pacientët e infektuar.
Profesoresha Kedzierska ka thënë se hapi i radhës ishte përcaktimi nga shkencëtarët se pse reagimi imunitar ishte më i dobët në rastet më të rënda.
“Është kritike tani që të kuptojmë se çfarë po mungon ose ndryshon te pacientët që kanë vdekur, ose që kanë sëmundje të rëndë – me qëllim që të mund ta kuptojmë si t’i mbrojmë”, është shprehur ajo.
Edhe
Shkencëtarët zbulojnë një pjesë të re të sistemit imunitar
Në janar, instituti u bë i pari në botë që rikrijoi virusin jashtë Kinës.
Qendra prej atëherë ka marrë fonde shtesë nga Qeveria australiane, si dhe donacione nga bizneset dhe miliarderi kinez, Jack Ma.