Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkalla e papunësisë në Britani, më e ulëta në 42 vjet

Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe ka shënuar serish rënie, pasi tregu i punës tregon rezistencë pavarësisht ngadalësimit të zgjerimit ekonomik.

Papunësia në periudhën mars-maj ra në 4,5 për qind, ose 0,2 për qind më e ulët se sa në tre muajt e fundit, tregojnë të dhënat e Zyrës për statistika, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo rënie e papunësisë konsiderohet të jetë në nivelin më të ulët që nga mesi i viteve të ’70-ta, thonë shifrat zyrtare të publikuara të mërkurën, e të cilat bien ndesh me zhvillimet e fundit politike atje pas vendimit për dalje nga BE, transmeton Koha.net.

Në përgjithësi, Zyra për Statistika Kombëtare ka thënë se numri i njerëzve të papunë ka rënë për 64,000 gjatë tremujorit në fjalë, në më pak se 1.5 milion.

Shkalla e punësisë, proporcioni i njerëzve të moshave nga 16 në 64 që ishin në punë, ishte 74.9 për qind, që është shkalla më e lartë që kur statistikat kanë nisur të regjistrohen më 1971.

Ky lajm pozitiv bie ndesh me shifrat tjera që thoshin se ekonomia po ngadalësohet. Në çerekun e parë të këtij viti, ekonomia britanike është rritur për 0.2 për qind, shkalla më e ulët në mesin e ekonomive më të zhvilluara botërore.