Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papunësia në Gjermani në nivelin më të ulët historik

Berlin, 29 mars – Niveli i papunësisë në Gjermani ishte 5,3% në muajin mars, ose niveli më i ulët që prej ribashkimit të vendit në vitin 1990, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Në shkurt, ky nivel arriti në 5,4%.

Shumë rajone gjermane janë tashmë në një situatë të punësimit të plotë, si Bavaria apo Bade-Vutemberg, bastion i industrisë gjermane, ku niveli i papunësisë ka arritur respektivisht 3,2% dhe 3,3% në mars.

Shëndeti i mirë i tregut të punës në Gjermani po mbështet konsumin e lartë në vend, që në vetvete ndikon në rritjen ekonomike.

Artikuj të ngjashëm