Shiu i rrëmbyeshëm përtej bregut lindor të Australisë, ka shuar një të tretën e zjarreve në rajon dhe mund të shuajë më shumë, kanë njoftuar autoritetet australiane.
Shiu i madh në New South Wales ka shuar 20 nga rreth 60 zjarre që ende konsideroheshin aktive, raporton KTV.
Autoritetet kanë mirëpritur të reshurat, por kanë paralajmëruar për përmbytje në Sidnei dhe qytete të tjera përgjatë bregdetit. Në disa nga zonat e prekura nga zjarret, reshjet e së enjtes dhe premtes kanë qenë më të mëdhatë në një vit, ka njoftuar Byroja e Meteorologjisë.
Qyteti më i madh i Australisë, Sidnei, regjistroi ditën e tij më të lagësht në mbi 15 muaj të premten. Në shkallë vendi, zjarret kanë vrarë të paktën 33 njerëz dhe kanë shkatërruar mijëra shtëpi.
Më shumë se 11 milionë hektarë tokë, një zonë e krahasueshme me madhësinë e Anglisë, janë djegur.