Botë

Shërbimi Sekret thotë se Trumpi ka “nivelin më të lartë të sigurisë”, të ngjashëm me të presidentit

Trump

Agjenti i FBI-së, Jeffrey Veltri, ka thënë se hetuesit e shohin këtë ngjarje si “shumë serioze”. Ai ka thënë se i dyshuari për tentim atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump, Ryan 

Wesley Routh (58), kishte përdorur të drejtën për avokat menjëherë pas arrestimit, raporton “BBC”. 

Në konferencë për media Veltri thënë se po intervistohen një numër i personave, si dëshmitarë në Florida ashtu edhe familjarë dhe shokë të të dyshuarit në Havai. 

Routh kishte tentuar të kryente atentat ndaj Trumpit të dielën në një fushë golfi në Florida. 

Veltri ka thënë se të dhënat e telefonit celular tregojnë se Routh ishte në afërsi të fushës së golfit të Trumpit për afro 12 orë, para se të vërehej nga Shërbimi Sekret i SHBA-së. 

FBI po ashtu ka thënë se është marrë nga ADN-ja nga gjërat në vendin e ngjarjes, përfshirë disa “keramika”, një armë dhe gjësende tjera. 

Veltri ka thënë se po hetohet edhe lidhja e Routhit me Ukrainën. 

Ishte raportuar se Routh kishte kaluar kohë në Ukrainë për, siç është pretenduar, të rekrutuar ushtarë nga Afganistani për të luftuar kundër Rusisë. 

“Ne po analizojmë raportet e mediave dhe po ashtu deklaratat publike të bëra nga Routh se donte të rekrutonte ushtarë afganë dhe tjerë për të luftuar në Ukrainë”, tha Veltri. 

Routh ka të  kaluar kriminale. Ai ishte dënuar në të kaluarën për posedim të armëve e po ashtu për vjedhje.

Veltri tha se nuk ka ndonjë indikacion se ishte person tjetër i përfshirë.  

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Sekret të SHBA-së, Ron Rowe, ka thënë se Routh nuk ka shtënë në drejtim të Trumpit apo agjentëve të Shërbimit Sekret. 

“Trump po lëvizte në shtegun e golfit dhe në një moment një agjent pa një person me atë që i është dukur automatik dhe menjëherë ka shtënë. I dyshuari është larguar nga skena. Ai nuk ka shtënë në drejtim të agjentit tonë”, ka thënë Rowe. 

Rowe ka përgëzuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, që ka urdhëruar të “shtohen asetet” për mbrojtjen e kandidatit presidencial Trump. 

Ato asete të shtuara ishin në dispozicion të dielën, përfshirë snajperë, dronë dhe ekipe kundër sulm. 
Rowe ka përgëzuar reagimin e ekipit. 

Rowe ka thënë se vizita e Trumpit në fushën e golfit ishte e paplanifikuar. Ai ka thënë se Trumpi “ka nivelin më të lartë të sigurisë” dhe se është shumë i ngjashëm me sigurinë që kishte sa ishte president. 

Rowe ka insistuar se Trump nuk ishte planifikuar të shkonte në fushën e golfit dhe se agjentët u deshën të bënin një plan mbrojtje në një kohë shumë të shkurtër. 

“Ne vendosëm një plan sigurie dhe funksionoi”, tha Rowe.