Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Shërbimi i takimeve” që ofron mundësi punësimi në Afrikën e Jugut

Disa vite më parë, gjasat e Thabo Ngwatos për punësim dukeshin të zbehta.

Pasi përfundoi shkollimin e mesëm, ai i nisi studimet në Universitetin e Johanesburgut – por u detyrua t’i lërë në gjysmë studimet kur nëna e tij u pensionua dhe ngelën pa të ardhura.

Për një vit e gjysmë resht ai bridhte përreth shtëpisë, në një lagje të varfër të qytetit Boksburg, në lindje të Johanesburgut, duke luajtur shpesh futboll me shokët dhe herë pas here duke aplikuar për një vend pune në qytet, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Por përgjigje nuk mori asnjëherë – gjë kjo që nuk përbën kushedi se çfarë befasie për shtetin me njërën prej shkallëve më të larta të papunësisë në botë, në nivel të rinjsh.

Në Afrikën Jugore, një numër rekord prej 5.5 milionë të rinjsh janë në kërkim të punësimit, ndonëse pa sukses. Shumica e tyre ndërkaq jetojnë në lagje të varfra, bukur larg syve të punëdhënësve të mëdhenj.

Por një ditë, një mik i tregoi Ngwatos se kishte gjetur punë nëpërmjet “Harambee”, një ueb faqe “e përshpejtimit të punësimit për të rinjtë”, që i lidh bizneset në kërkim të talenteve me të rinjtë premtues... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)