Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Serbi

Foto: Reuters

Një burrë 59-vjeçar ka vdekur si pasojë e koronavirusit në Qendrën Klinike të Vojvodinës, ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërbaniq.

“Ai e ka marrë virusin nga një person, djali i të cilit ka qenë në Milano”, ka thënë ajo, e cila në emër të Qeverisë dhe shtetit të Serbisë i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, raporton REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bërnabiq po ashtu bëri të ditur se në Serbi janë regjistruar edhe 32 raste të reja të të infektuarve, duke çuar në 135 numrin total.

Sipas saj, në izolim shtëpiak janë 64 persona ndërsa tetë janë duke u trajtuar me ndihmën e respiratorëve.

“Ekipet tona mjekësore po luftojnë për jetën e atyre tetë pacientëve”, ka thënë Bërnabiq.