Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova rrethohet nga koronavirusi, konfirmohet rasti i parë në Serbi

Mediat në Serbi kanë raportuar të premten në mëngjes për rastin e parë të koronavirusit në këtë vend.

Një 43-vjeçar nga Subotica, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I prekuri me këtë virus sapo është kthyer nga Budapesti, ka bërë të ditur ministri serb, Zlatibor Lonçar.

“Ndodhi ajo që pritej, tash kemi rastin e parë me koronavirus në Serbi. Bëhet fjalë për një burrë 43 vjeç dhe e rëndësishme është se ai po ndjehet mirë”, ka thënë Lonçar.

Më herët, dy serbë janë infektuar me këtë virus, por ata po shërohen në Japoni.

Nga katër shtetet që kufizohen me Kosovën, tashmë dy prej tyre kanë raportuar për raste me koronavirus: Maqedonia dhe Serbia. Raste janë paraqitur edhe në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.