Botë

Shembet parkingu në New York, raportohet për një të vdekur e disa të bllokuar

Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar pasi një objekt që shërbente si parking u shemb të martën pasdite në New York, raporton CNN.

Raportet fillestare tregojnë për një të vdekur e tre të lënduar që janë nxjerrë të gjallë.

“Lëndimet, vdekje pritet të ndryshojnë me shpejtësi”, ka thënë njëri nga zjarrfikësit.

Videot në rrjetet sociale tregojnë se si katet e objektit që përdorej si parking janë shembur. Një kat i objektit ka rënë mbi tjetrin.

Objekti ishte katërkatësh.

Zjarrfikësit nuk kanë mundur të futen menjëherë brenda nga frika se mund të shembej edhe më shumë.