Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një ndërtesë gjashtëkatëshe është shembur në Kiambu në qendër të Kenisë, raporton BBC.
Forcat e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat një fëmijë.
Disa tjerë janë shpëtuar po ashtu, por kryetari i Kiambut, Kimani Wamatangi, ka thënë se ka frikë se numri i të vdekurve do të rritet.
Shembja e ndërtesave në Keni nuk është shumë e pazakontë, ndërsa fajësohet në dizajn të dobët strukturor apo nga neglizhenca në ndërtim.
Arsyeja e kësaj shembje nuk është bërë e qartë. Nuk është e qartë se sa njerëz janë nën rrënoja.