Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas shembjes së dy kateve të një ndërtese në jugperëndim të Polonisë, njoftuan autoritetet e këtij shteti, duke theksuar se po kërkohen edhe 11 persona të tjerë.
Shembja e dy kateve, që ndodhi sot në mëngjes në qytetin Svjeboxhice, mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i gazit, thanë zyrtarë të shërbimit të zjarrfikësve në këtë qytet, transmeton AP