Shehbaz Sharif është zgjedhur kryeministër i Pakistanit për herë të dytë, raportoi Reuters të dielën.
Parlamenti i sapoformuar i Pakistanit ka zgjedhur Sharifin në krye të qeverisë për të dytin mandat tre javë pasi zgjedhjet kombëtare shkaktuan vonesa në formimin e qeverisë.
Ai mundi Omar Ayubin, kandidatin e mbështetur nga ish-kryeministri i burgosur Imran Khan, i cili siguroi 92 vota.
Sharif është rikthyer në rolin që mbajti deri në gusht, kur parlamenti u shpërnda përpara zgjedhjeve. Asnjë parti nuk fitoi vende të mjaftueshme për të formuar qeverinë e vetme pa koalicion.
"Shehbaz Sharif është deklaruar se është zgjedhur kryeministër i Republikës Islamike të Pakistanit", ka thënë kryetari i Asamblesë Kombëtare, Ayaz Sadiq, pasi njoftoi se Sharifi ka siguruar 201 vota, mbi 169 votat e nevojshme.
Në një fjalim të mbajtur pas zgjedhjes kryeministër, Sharifi preku një sërë temash, duke përfshirë nevojën për reforma ekonomike si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Edhe
Kryeministri pakistanez lavdëron “fitoren historike”
"Puna është e vështirë, por nuk është e pamundur," tha ai për përpjekjet për ta tërhequr Pakistanin nga krizat e shumta.
Zgjedhjet e 8 shkurtit përfunduar me arrestime dhe dhunë, ndërsa rezultatet e vonuara shkaktuan akuza se votimi është i manipuluar.