Botë

Kryeministri pakistanez lavdëron “fitoren historike”

India-Pakistani

Foto: Associated Press

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka thënë se shteti i tij ka arritur “një fitore historike”. Teksa ka lavdëruar ushtarët e tij, Sharifi ka thënë se Pakistani “ka qenë i suksesshëm dhe ka arritur fitoren”.

Ai po i adresohet popullit pakistanez pak orë pasi Pakistani dhe India u dakorduan për armëpushim, por India menjëherë akuzoi Pakistanin për sulme në Kashmirin e administruar nga indianët. Sipas Sharifit, ndaj Pakistanit ka akuza të pabaza. Ai ka thënë se nga sulmet e Indisë janë shkatërruar xhami në Pakistan.  

“I gjithë Pakistani ka qenë i suksesshëm. Ne kemi fituar. Kjo është fitore”, ka thënë ai para se të deklaronte se armëpushimi është për të mirën e të gjithëve.

“Ne jemi një shtet paqësor. Për të mirën e të gjithëve e kemi arritur këtë marrëveshje armëpushimi dhe kemi qenë pozitivë për të”, ka shtuar ai.

Lexo përditësimet tjera
India

Armëpushim midis Indisë e Pakistanit, me akuza të ndërsjella

India dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje armëpushimi pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, për...