Shefja e Mjekësisë së Skocisë, Dr. Catherine Calderwood, ka dhënë dorëheqjen pasi u kap jashtë shtëpisë së saj pa ndonjë justifikim të duhur gjatë pandemisë së koronavirusit.
Calderwood doli në një konferencë për shtyp ditën e djeshme dhe kërkoi falje për veprimin e saj, por në mbrëmje ajo ka dhënë dorëheqjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sjellja ime mund të jetë një shpërqendrim ndaj punës së jashtëzakonshme që po bën qeveria dhe mjekët ndaj luftës me koronavirusin dhe kjo është gjëja e fundit që unë dua”, shprehet Calderwood.
Calderwood u fotografua nga një gazetë skoceze pranë shtëpisë së saj të dytë, shumë larg nga shtëpia ku jeton aktualisht në Edinburg, duke thyer në këtë mënyrë karantinën.