Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministrja portugeze e Shëndetësisë jep dorëheqje pas vdekjes së një turisteje shtatzënë

Ministrja e Shëndetësisë së Portugalisë ka dhënë dorëheqje disa orë pasi raportet kanë treguar se një turiste shtatzëne ka vdekur pasi u largua nga një maternitet.

34-vjeçarja nga India raportohet se ka vdekur nga një sulm kardiak derisa po transferohej nga një spital në një spital tjetër në Lsibonë.

Kjo ka ardhur pas disa incidentesh këtë verë, e që kritikët kanë fajësuar mungesën e personelit në njësinë e lindjes, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Marta Temido ka qenë ministre e Shëndetësisë që nga viti 2018.

Por të martën, Qeveria përmes një deklarate ka bërë të ditur se Temido ka lëshuar zyrën e saj duke thënë se “nuk ka më kushte për ta mbajtur atë”.

Kjo ka ardhur pas kritikave ndaj Qeverisë portugeze për shkurtim të stafit në njësitë e lindjeve, duke i detyruar gratë shtatzëna të transferohen nga një spital në tjetrin.

Edhe Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë Arbëri Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë

Mediat lokale kanë thënë se gruaja ka vdekur duke u transferuar nga spitali Santa Maria për shkak se reparti i nenatologjisë ishte i tejmbushur.

Sipas autoriteteve, foshnja është transferuar me shëndet të mirë.