Shtetet e Bashkuara të Amerikës lansuan të mërkurën nga baza ushtarake në bregdetin e Kalifonisë projektilin e aftë për bartjen e kokës nukleare në pjesën tjetër të botës.
Testimi i raketës vjen në kohën e shtimit të tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Pjong-jangut, i cili kërcënon me sulm nuklear.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjektili interkontinental balistik “Minitmen 3”, pa kokë nukleare, u lansua nga baza ajrore Vandenberg dhe goditi cakun në Atolin Kvaxhalin në Oqeanin Paqësor, që ndodhet në distancë 6.800 kilometra, njoftoi Komanda e forcave ajrore luftarake të SHBA-ve.
Testi ishte përgatitur që dhjetë muaj. SHBA-të kanë rreth 450 projektilë me rreze veprimit prej 12.900 kilometra.
Ky ishte testimi i dytë nga baza në Kaliforni për vetëm shtatë ditë.