Forcat Ajrore të SHBA-së kanë thënë se kanë testuar raketat balistike ndërkontinentale Minuteman 3. Raketat janë lansuar nga Kalifornia në orët e hershme të së martës, ndërsa nuk ishin të armatosura me koka shpërthyese, raporton agjencia AP.
Nga SHBA-ja është thënë se ishte një test rutinor i sistemit të armëve.
Raketa është lansuar nga baza në Vandenberg dhe përshkoi 6759 kilometra mbi Paqësor deri në Kwajalein Atoll në Ishujt Marshall.
Testi është thënë se kishte për qëllim saktësinë dhe besueshmërinë e sistemit.
Forcat Ajrore të SHBA-së kanë thënë se këto testime janë të planifikuara shumë më parë dhe nuk janë reagim ndaj ngjarjeve në nivel global.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja teston sot një raketë balistike, e ka njoftuar Rusinë
-
SHBA-ja teston raketën hipersonike në Paqësor për herë të parë
-
SHBA-ja testoi në fshehtësi një raketë hipersonike
-
Bazat amerikane u qëlluan me raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi
-
Raportohet se SHBA-ja i ka lëvizur bombarduesit e famshëm