Ushtria amerikane do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale të mërkurën, njoftoi Pentagoni, duke shtuar se ata kishin informuar Rusinë për gjithçka, shkruan Reuters.
Një zëdhënës i Pentagonit e përshkroi testin si rutinë dhe tha se ishte për të demonstruar gatishmërinë dhe forcën e ushtrisë amerikane.
"Qëllimi i programit të testimit është të demonstrojë gatishmërinë e forcave bërthamore të Amerikës dhe të sigurojë besim në sigurinë dhe efektivitetin e parandalimit bërthamor të kombit tonë", ka thënë gjenerali Pat Ryder.
Raketa do të lëshohet nga baza Vadenberg në Kaliforni, rreth 100 kilometra në veri të Santa Barbara.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja teston raketat balistike “Minuteman 3”
-
Rusia testoi raketën e saj me energji bërthamore “Burevestnik”
-
Inteligjenca ukrainase: Rusia po bëhet gati të lëshojë raketë ndërkontinentale
-
Putini paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike
-
Putin: Testuam një raketë me rreze të mesme veprimi në Ukrainë