Vendimet për politikën migruese duhet t’i marrin vetë amerikanët, është qëndrim i Qeverisë amerikane.
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i tërheqë nga marrëveshja e Kombeve të Bashkuara për ndihmë ndërkombëtare migrantëve dhe refugjatëve duke konsideruar se ajo marrëveshje nuk është kompatabile me politikën migruese të vendit të vet, transmeton Koha.net.
"Misioni amerikan në OKB e ka njoftuar organizatën botërore se SHBA nuk do të marrë më pjesë në Marrëveshjen globale për migrim”, theksohet në kumtesën që e përcjell al jazzeraa.
Asambleja e përgjithshme e KB-së në shtatorin e vitit 2016 njëzëri kishte miratuar deklaratën për refugjatë me qëllim të përmirësimit të kushteve ndihmave, strehimit dhe kthimit të refugjatëve.